Një gjahtar i zoti, shkon në një dyqan armësh për të blerë një dylbi preçize për pushkën e tij.
Pronari i dyqanit i tregon disa modelle të ndryshëm, por ajo që po i pëlqente gjuetarit, ishte modeli më i fundit dhe që ishte më i shtrenjti, dhe qe aq i shtrenjtë sa që dukej sikur donte që ta linte fare atë muhabet dhe të vazhdonte si gjithmonë pa dylbi.
I zoti i dyqanit, duke mos dashur që të humbasë klientin, fillon që ti reklamizojë mallin dhe e fton atë që të dalin dhe të provojnë jashtë cilësitë e mrekullueshme të asaj dylbije.
Dalin nga dyqani dhe e fton gjuetarin që të shikojë me dylbi në drejtim të një shtëpize që ndodhej mbi një kodër.
- E shikon, ajo është shtëpia ime dhe është fiks 4 km që këtu.
Klienti e provon:
- Ke të drejtë, është i përsosur! Duket sikur e kam atë shtëpizë 10 mt larg që këtu.
Papritur, gjuetari duke parë në dylbi, shikoi një bjonde komplet lakuriq, dhe ja tregon këtë gjë dyqanxhiut, i cili pa e prishur terezinë i tha që, e shoqja e kishte zakon që të sillej vërdallë nudo nëpër shtëpi.
-Po atje është dhe një burrë nudo! foli i çuditur gjahtari.
Dyqanxhiu, pasi pa në dylbi dhe njohu postjerin e fshatit tha:
-Dëgjo, unë ta fal atë dylbinë, nëse me dy plumba arrin të godasësh time shoqe në kokë dhe atë tjetrin në tope.
Gjuetari merr shenjë dhe përgjigjet:
-Atë që më kërkon ta bëj me një plumb të vetëm

Ah ti mos vdeksh kurre; nga mi gjen keto amon
Tek ai rreshti i fundit vdiqa se qeshuri
Këtu prandaj sillen…… për t’ju bërë që të qeshni, ndërsa tek blogu tjetër, mund edhe të reflektoni me humorin
Hallall plumbi!
haha:)
une plasa se qeshuri. ky rreshti i fundit me te vertete per tu shkrire gazi