Po afron 8 Marsi,dhe e dime ‘detyrimin’ qe kemi,por edhe ju duhet ta dini se:
1- “Po” dhe “Jo” janë përgjigje plotësisht të pranueshme për pothuajse çdo pyetje.
2- Një dhembje koke që zgjat për 17 muaj është problem. Shko te doktori.
3- Çdo gjë që kemi thënë para 6 muajsh nuk është e pranueshme si një argument. Në fakt, të gjithë komenteve u bie vlera dhe anulohen pas 7 ditësh.
4- Nëse mendoni se jeni e shëndoshë, ndoshta jeni e tillë. Mos na pyetni fare.
5- Nëse diçka që ne themi ka dy kuptime dhe njëri prej tyre ju bën të ndiheni e nevrikosur apo e inatosur, ne kemi thënë kuptimin tjetër.
6- Ju mund ose të na thoni të bëjmë diçka ose të na thoni se si doni që kjo gjë të bëhet. Jo të dyja bashkë. Nëse ju e dini se si bëhet më mirë, bëjeni vetë!
7- Kur është e mundur, thoni çdo gjë që keni për të thënë gjatë bisedës përkatëse. Mos e rihapni më atë temë (siç bëni zakonisht…)
8- Të gjithë burrat shohin vetëm 16 ngjyra, si programimi standard i Windows-it (windows default settings). Pjeshkë, për shembull, është një frut, jo një ngjyrë. Kungull është gjithashtu një frut. Ne nuk e kemi idenë se ç’është violeta(manushaqja).
9- Nëse ju ha kurrizi, do t’jua kruajmë. Ne e bëjmë mirë këtë.
10- Nëse ne pyesim se çfarë nuk shkon ose çfarë keni dhe ju thoni “s’kam gjë”, ne do të veprojmë sikur s’ka gjë. Ne e dimë se ju po gënjeni, por “zbatojme”deshiren tuaj
11 – Nëse bëni pyetje për të cilat nuk ju pëlqen të ketë përgjigje, prisni një përgjigje që nuk ju pëlqen ta dëgjoni.
12- Kur kemi për të shkuar diku së bashku, absolutisht çdo gjë që ju vishni ju shkon mirë. Me të vërtetë.
ja dhe versioni i plotë i ligjit të mashkullit, se ju as ligjet e juja nuk i dini… :
Ligji i mashkullit
– Vini re : nëse çdo artikull është numëruar 1, ky s’është gabim, është bërë ME QËLLIM !
1.
Gjinjtë e grave janë bërë për t’u parë, prandaj ua ngjisim sytë si të babëzitur. Kot e keni nëse mendoni të ndryshoni ndonjë gjë.
1.
Mësoni të përdorni rrethin e tualetit. Nëse e doni të ulur, uleni vetë. Apo keni hall se lodheni? Ne s’ankohemi ndonjëherë që na duhet ta ngremë.
1.
E shtunë= Sport. Është si hëna e plotë apo baticat e zbaticat. Është fenomen i natyrës, të cilin asnjë qenie njerëzore s’mund ta zotërojë.
1.
Shopping nuk është sport. Dhe jo, as bëhet llaf që të ndryshojmë mendje mbi çështjen.
1.
Të qash është shantazh.
1.
Kërkojeni atë që doni qartë dhe në mënyrë direkte. Mbase s’kuptoni:
– Aluzionet e holla, nuk i marrim vesh.
– Aluzionet e qarta, nuk i marrim vesh.
– Aluzionet që bëjnë “mu”, nuk i marrim vesh.
– THOJENI SI E KENI HALLIN. PIKE.
1.
“Po” dhe “Jo” janë përgjigje të përkryera për çdo lloj pyetje.
1.
Qahuni vetëm nëse doni t’ju zgjidhim ndonjë problem. Për simpati, drejtojuni shoqeve. Është puna e tyre t’ju qajnë hallin.
1.
Një dhimbje koke që zgjat 17 muaj është sëmundje: shkoni te mjeku.
1.
– Asnjë lloj gjëje që mund të kemi thënë para më shumë se 6 muajsh nuk mund të përdoret si argument gjatë një zënke.
– Në fakt, gjithë komentet tona kanë një afat përdorimi 7 ditor.
1.
Nqs ju duket se jeni shëndoshur shumë, bën vaki që është e vërtetë, s’ka nevojë të na pyesni.
1.
Nëse diçka që kemi thënë mund të interpretohet apo kuptohet në mënyra të ndryshme, dhe njëra nga këto mënyra ju trishton apo ju trazon apo ju nxeh, merrni parasysh se ne deshëm t’i jepnim një kuptim krejt tjetër.
1.
– Mund të na kërkoni të bëjmë diçka ose të na thoni si do donit që të bëhej.
– Jo të dyja.
– Nëse e njihni ime mënyrën më të mirë për ta bëre këtë gjë, bëjeni vetë.
1.
Në kufijtë e së mundshmes, po të keni gjë për të thënë, thuajeni gjatë reklamave.
1.
Kristofor Kolombi s’ndaloi të pyeste për drejtimin e duhur… kështu që as ne s’do e bëjmë.
1.
– GJITHË burrat dallojnë 6 ngjyra dhe asnjë më shumë. E kotë të na kërkoni më tepër.
– Pjeshka është frut dhe jo ngjyrë.
– Dallimin mes rozës, mavisë dhe çiklaminit, nuk e njohim.
1.
Kur të ha, kruhesh. Është e natyrshme, dhe kështu bëjmë.
1.
– Kur pyesim “çfarë nuk shkon?” dhe ju përgjigjeni “asgjë”, veprojmë sikur gjithçka të ishte në rregull.
– E dimë që gënjeni, por s’kemi asnjë lloj dëshire për të gërmuar më tutje.
1.
Nëse bëni një pyetje për të cilën s’do donit përgjigje, atëherë pregatituni që të mos e pëlqeni përgjigjen.
1.
Kur duhet të dalim bashkë për të vajtur gjëkundi, cilado qoftë veshja që keni zgjedhur, do dukeni super. Vërtetë.
1.
Mos pyesni për çfarë po mendojmë, përveçse nëse doni të flisni për
– Seks
– Sport
– Makina
1.
Keni mjaft rroba për të veshur.
1.
Keni këpucë me tepri.
1.
Po, jam në formë. Rrumbullakësia është formë.
1.
Falemnderit që lexuat der në fund. E di që po ta lexonte ime shoqe do flija në divan, po e dini ju që burrat s’kanë gjë kundër divanit? Disa, madje, e konsiderojnë si kamping.
o Edruso, pse ma ke myll derën prapë o ‘lla?
demagokratist!
Hahahaaa Aklli, më pëlqeve 🙂
Megjithëse doja të bëja një vrejtje për një gjë “koti” (e kam fjalën vetëm për pikën 1, të tjerat i kishe në rregull 😛 )
P.s: Nuk e kam mbyllur unë,ti e di që nuk ja u mbyll as miqve 😛 (ndoshta wordpress që kishte ndërruar faqen më duket)