1) 1, 3, 5, 7, 9, 1l, 13, 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29, 31;
2) 2, 3, 6, 7, 10, 11, 14, 15, 18, 19, 22, 23, 26, 27, 30, 31;
3) 4, 5, 6, 7, 12, 13, 14, 15, 20, 21, 22, 23, 28, 29, 30, 31;
4) 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30, 31;
5) 16, 17, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30, 31;
Tabela e mësipërme është pjesë e një loje për të “gjetur” atë numë që dikush tjetër ka menduar. Dhe në fakt, i thoni dikujt që:
1-të zgjedhë një nga numrat e tabelës
2- Të të tregojë se në cilat rrjeshta ndodhet numri i tij.
Më pas, “aftësitë tuaja magjike” konsistojnë vetëm në të bërit e disa llogarive të thjeshta:
– Nëse thotë që ndodhet vetëm në një rrjesht, atëhere shifra që Ai ka zgjedhur është shifra e parë e atij rrjeshti.
– Nëse numri i zgjedhur prej tij ndodhet në më shumë rrjeshta, atëhere ai numër gjëndet duke mbledhur numrat e parë të çdo rrjeshti që ju ka treguar. P.sh: nëse numri i zgjedhur prej tij gjëndet tek rrijeshtat e 1), 3) , 5): ai është 1 + 4 + 16 = 21; nëse numeri është në të gjithë rrjeshtat, atëhere ai është: 1 + 2 + 4 + 8 + 16 = 31, që në fakt, gjëndet në të gjithë rrjeshtat.
Një lojë e thjeshtë dhe interesante për tu treguar dhe ju “magjistarë” në festat me miqtë ose për të argëtuar fëmijët 🙂
Lini një Përgjigje