Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Barcaleta’ Category

itenerari-mashkullfemer.jpg

Një gazetare shkon ti bëjë një intervistë një gruaje me 8 fëmijë.

“Zonjë, me rastin e 8 Marsit, gazeta jonë do të dëshironte t’ju çonte lexuesve të saj shembullin tuaj prej gruaje, femre dhe nëne . Të lutem, a mund t’ju bëj disa pyetje?”

-Po si jo mi, m’pyt çer të dush

– Zonjë, sa fëmijë kini?

– 8 kam, t’gjithë çuna që ja u marrsha t’keqen nana

– Si e ka emrin ky bukuroshi këtu?

– Beni

– Po ai bjondi që po luan me macen?

– Beni

– Po ai tjetri që po rref atë të voglin?

– Të dy Beni quhen… sepse të gjithë e kanë emrin Beni.

– Po pse kështu moj zonjë?

– Sepse kshtu e kom kollaj; thërras vetëm një herë: Beni, darka është gati… dhe të gjithë vijnë me vrap mrena.

– Uaaaa, po kur do ti thuash ndonjë gjë ndonjërit në veçanti, si ja bën ti??

– Kollaj mi, i thërras me mbiemër

Read Full Post »

Një djalosh që qe “fiksuar” mbas bukurisë së mbretëreshës, tek takohet me një magjitstar të njohurin e tij, i thotë:

– “Ah sikur të mbështesja një herë kokën në gjoksin e saj të mrekullueshëm…”

-“Unë mund të të gjej një mënyrë që ti edhe ti puthësh”, ju përgjigj miku i tij magjistar

-“Aman, të keqen, bëje këtë për mua”, ju lut djaloshi.

-“kjo do të të kushtojë 100 monedha floriri” ju përgjigj magjistari

– “Sa të duash, vetëm ma realizo këtë dëshirë” gati sa nuk ulëriti djaloshi nga entuziazmi. (më tepër…)

Read Full Post »

babagjyshi-i-vitit-te-ri-egziston.jpg

Read Full Post »

“Më fal doktor, por burri nuk më mjafton më”.

“Pse ma thua mua? shko e gjej një dashnor “.

“E kam, por nuk më mjafton as ai”.

“Atëhere gjej dhe një tjetër”

“Po mer po,  kam më shumë se një, por nuk më mjaftojnëëëëë”

“Më fal zonjë, por ti qënke e sëmurë!”

“Hë mer pra… ma shkruaj në një copë letër, se burri ngeli duke më thënë se jam shkërdhatë!!”

00000000000000000000

Një burrë që ishte duke hequr shpirt në shtrat i drejtohet së shoqes:

-Mos mbaj zi për mua, por martohu…

-OK

– Kështu një burrë tjetër do të të kujdeset për ty

-OK

– Kështu që makinat e mija të ketë kush ti përdorë…

-natyrisht

– edhe paratë e mija ta di se shërbejnë për të të bërë të lumtur

– faleminderit i dashur!

– edhe rrobat e mija e di se dikujt do ti shërbejnë…

– Ah, jo i dashur, se ti vesh masën 52 ndërsa ai është 48….

Read Full Post »

Operacioni

Dy shokë, ndër të cilët njëri ishte i verbër që kur kishte lindur po pinin diçka në klub kur, papritur ai që shikonte thotë:

– Qënka hapur një klinikë që qënka e specializuar në operacionet plastike dhe të syve, përse nuk shkon që të interesohesh??

Pas disa kohësh, dy miqtë takohen dhe ai që shihte më parë pyeti:

– “Hë, si të vajti ?”

-” Një orë operim për sytë dhe 50Mijë euro”

-“50mijë për një orë ??” (më tepër…)

Read Full Post »

Dylbija

Një gjahtar i zoti, shkon në një dyqan armësh për të blerë një dylbi preçize për pushkën e tij.
Pronari i dyqanit i tregon disa modelle të ndryshëm, por ajo që po i pëlqente gjuetarit, ishte modeli më i fundit dhe që ishte më i shtrenjti, dhe qe aq i shtrenjtë sa që dukej sikur donte që ta linte fare atë muhabet dhe të vazhdonte si gjithmonë pa dylbi.
I zoti i dyqanit, duke mos dashur që të humbasë klientin, fillon që ti reklamizojë mallin dhe e fton atë që të dalin dhe të provojnë jashtë cilësitë e mrekullueshme të asaj dylbije.
Dalin nga dyqani dhe e fton gjuetarin që të shikojë me dylbi në drejtim të një shtëpize që ndodhej mbi një kodër.

(më tepër…)

Read Full Post »

Pishina

Një burrë , pasi kishte kaluar gjithë ditën në klub me shokët,hyn në shtëpi  dhe  me një zë të trashë pyet fëmijën:

-Ku është mami?

-Është lart, në dhomë me xhaxhain.

– Shko dhe thuaji që ka erdh babi.

Pas pak u dëgjua një rënkim dhe zëri i fëmijës që po qante me zë të lartë .

-Ç’dreqin ke që qan?, ulëriu burri

– Mami ra nga shkallët dhe s’po lëviz… ka thyer këmbën/tha duke ngashëruar fëmija.

– mirë, thuaji xhaxhit ta ndihmojë

– xhaxhi u hodh nga dritarja dhe ra tek pishina, por atë sot e kishim boshatisur për ta pastruar, dhe më duket se ai ka vdek fare… vazhdoi fëmija duke qarë.

…. Pishina?!, ku kam pishinë te shpia ime unë?!! Hej more dreq, paskam gabuar prap shtëpinë………..

Read Full Post »