Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Politika’ Category


Klikoni mbi foto,per ta pare te zmadhuar

Read Full Post »


Ne 11 Janar 2002,ne bazen U.S. Navy a Guantanamo Bay,ne Kube,arriten 20 te burgosurit e pare,me duar dhe kembe te lidhura dhe me ‘thes’ne koke.
Per administraten e Bushit eshte bere nje simbol i veshtiresive per te konciljuar ekzigjencat e luftes kunder terrorizmit me te drejten nderkombetare.
Tashme ,pas 5 vjetesh,i njgjan perdite e me teper nje strukture te perhereshme se sa nje “ndalimi” te perkoheshem per arsye hetimi.Imazhet e atyre uniformave portokalli dhe kafazet ne te cilet rrinin mbyllur,shume shpejt bene xhiro rreth botes,dhe qe atehere,rreth 800 te burgosur kane kaluar neper ato struktura.380 prej tyre(114 vetem ne 2006)jane trasferuar ne vendet e tyre dhe shumica jane liruar nga burgu.
Pentagoni mendon se 85 prej atyre qe jane atje,tashme s’perbejne me rrezik,por per momentin,akoma s’ka gjetur vende qe ti pranojne.
Per momentin,vetem 10 te burgosur i jane derguar formalisht gjyqit.
Ne muajt e kaluar,Bush e ka perseritur disa here ,sidomos pas kritikave te Europes,qe ka ndermend te mbylle Guantanamon,por dhe ka theksuar,se s’mund te ndermarre hapa te tille,pa vendosur me pare se c’do te beje me ata qe per Amerik

Read Full Post »

S’e di se si,por duke lexuar nje artikull me erdhi ndermend “Luli i vocerr”.
Jo, personazhja e ketij shkrimi nuk vuan per ‘tollumbat’ e saj te grisura,por,jeta e saj,SOT,12km larg Tiranes plot ngjyra e drita,nuk ka ndryshuar aspak ne krahasim me jeten e bashkohesve te LULIT TE VOCERR.

“Mos ta dëgjoj emrin Pezë”. Kjo është shprehja proverbiale që ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore për një nga fshatrat më të dëgjuara të Tiranës.

Varfëria shpërfytyron pezakët

Fluturimja është një vajzë-grua mbi të 35-at. Kërrusja nga çanta e madhe që mban mbi shpinë dhe trupi i saj i imët ia dyfishojnë moshën. Çdo ditë ajo udhëton me 20 bidonë qumështi nga qendra e Pezës së Madhe në Tiranë. Në shtëpinë e saj ka tri lopë, me të cilat familja e saj mban frymën gjallë. Ajo duhet të çohet në orën 3 të mëngjesit për të mjelë lopët. 35-vjeçarja vajzë-grua është një mjelëse e talentuar, por dhe një bareshë shumë e zonja. Mbasi i mjel lopët duhet që qumështin ta hedhë në 20 bidonë 1,5 litërsh. Një punë shumë e lodhshme, thotë vajza-grua trupvogël. Në orën 6 duhet të zërë autobusin e parë Pezë-Tiranë, që të mbërrijë në lagjen Kombinat në orën 6:30. Peza është rreth 12 kilometra larg nga Tirana. Brenda dy orësh ajo i shpërndan 20 bidonët e qumështit në 20 familjet që janë abonuar. Në orën 11:00 ajo rikthehet në fshatin Pezë të Madhe. Dita e saj ka të tjera impenjime, që lidhen me profesionin e saj. Rituali i saj i përditshëm fillon në orën 3 dhe përfundon vonë. Të kujdesesh për tri lopë është një detyrë shumë shumë e vështirë. Por për Fluturimen ky është i vetmi biznes. Si Fluturimja në Komunën e Pezës gjen me dhjetëra vajza dhe gra, të cilat blegtorinë e kanë në krye të listës së punëve. Ato nuk njohin tualet, bizhuteri apo kozmetikë, edhe pse janë shumë afër Tiranës. Nga puna e rëndë në bujqësi gratë janë shndërruar në gjysmëburra. Kurrë nuk venë buzëkuq, apo të lyejnë flokët në permanent. Vetëpunësimi me anë të mbarështimit të lopëve është baza e mbijetesës së 12 fshatrave të kësaj komune. Fluturimja është një vajzë-grua fjalëpak dhe shumë korrekte në punën e saj. Këtë punë të vështirë ajo ka mbi dhjetë vjet që e bën. Është e lodhur nga puna e rëndë ditore e biznesit të saj. Biznesi i saj është shumë primitiv. Të gjitha duhet t’i bëjë me anë të duarve të saj, të cilat janë çarë dhe janë bërë ashëra-ashëra nga të ftoftët, siç kanë vepruar të parët e saj para 70 vjetësh. Kasollet e lopëve u rindërtuan me mjete rrethanore në vitet ‘90. I vetmi ndryshim nga blegtoria e 70 viteve më parë janë vetëm bidonët plastikë 1,5-litësh, në të cilët hidhet qumështi. Ata janë bidonë në të cilët është tregtuar koka-kola. Klientët e Fluturimes, mbasi marrin qumështin me 70 lekë bidoni, herë i lajnë dhe herë ia kthejnë të palarë. Kur ia kthejnë të palarë, atëherë detyra e Fluturimes bëhet më e vështirë. Ka ditë që i mbeten 5 deri në 10 bidonë qumështi. Ajo ulet në qendër të Kombinatit dhe i shet këto bidonë. Që të blesh një bidon qumësht duhet të paraqitësh një bidon të larë bosh. Një biznes shumë primitiv, me anë të të cilit mbajnë frymën gjallë mbi 1000 familje të Komunës së Pezës.

Read Full Post »

Si e imagjinoj….
fjalimin e fundit perpara zgjedhjeve

“Provova te krijoja lidhje me komunitetin islamik,
provova(gjithnji per te miren tuej) t’i puth b… doren Janullatosit….
provova e gjithcka provova kunder komunizmit shqiptar….
po provoj dhe “gurin e fundit”………….po bahem Pape

P.s .Per te gjithe ata qe m’kane besue q’u shndrrova nga komunist n’demokrat,une ju them juve…….qe per ju nderroj dhe fe”

Read Full Post »

Fqinjet e "mire"

Ja se si hidhen per te na u gjendur prane fqinjet tane
Kushtuar shikimit vizionar te mikut tim Tomi,ndaj qendrimit qe duhet te mbajme ne ndaj fqinjeve.

Read Full Post »


Po afron perdite dhe me teper,dita e “vendosur” per zgjedhjet vendore ne shqiperi,dhe zenkave te perditeshme ndermjet pozites dhe opozites,i shtohet nje propozim………..qe,ndoshta tani qe “veza” eshte ne te dale……..sikur eshte shume i vonuar.

E kam fjalen per propozimin e fundit te LSI,ne ftesen qe i ben votuesve per te bojkotuar ata qe bojkotojne DEMOKRACINE(pozite/opozite),dhe personalisht JAM DAKORD,jo per faktin qe elektoret duhet te privohen nga e drejta e tyre per te shprehur vullnetin e lire nepermjet VOTES,por ,me mire te veteprivohen nga kjo ARME(vota) qe demokracia ju ofron,se sa te pendohen per zgjedhjet e tyre.Dhe kjo pasi besoj se i kane kryer eksperimentet tashme(votuam Fatosin per t’ja futur Sales,dhe me pas,rivotuam Salen per t’ja futur Tosit…….si te ishin ato zgjedhje per te zgjidhur keshillin drejtues te klases se trete,dhe jo zgjedhjen e atyre personave qe do te kishin ne dore fatin e Shqiperise dhe shqipetareve.

Nodshta tashme kjo ftese per BOJKOT eshte e kote,sepse njerezit tashme jane te lodhur,dhe e kane kuptuar se keto zgjidhje jane nje farse , nje telenovele qe po zgjat pre 16 vjetesh ne shqiperi………

Por nese Lsi ofron kete zgjidhje,une do te kisha nje LUTJE per te gjithe shqipetaret ne pergjithesi,dhe INTELEKTUALET ne vecanti:
Perse jeta shqiptare duhet pare vetem KUQ&BLU??

E vertete qe 50 vjet komunizem ne Shqiperi na kana indoktrinuar,por :
-Intelektualet e sotem,duhet te shikojne zhvillimin e Shqiperise,pertej ngjyrave politike,pertej “urdherit” nga lart………..
-Intelektualet e sotem,duhet te gjejne prospektiva te reja,te gjejne menyra te reja per tu perfshire aktivisht ne jeten politike te vendit.
-Intelektualet e sotem,s’duhet ti bejne bisht IMPENJIMIT moral dhe civil qe kane kundrejt shoqerise .

Problemi i mosimpenjimit te intelektualeve ne partite politike shqiptare,eshte degjenerimi dhe mosimpenjimi social i atyre partive(perse duhet te jem anetar i nje partie qe nuk vepron sipas bindjeve te mija??ose qe thote qe i ka ato parime por nuk i ve ne zbatim??

I gjithe organizimi pluripartiak ne shqiperi,eshte shkaku i kesaj corbe pseudoliberale e pseudodemokratike.

Ne stadin aktual te shqiperise,per mendimin tim,do te ishte gjeja me e mire,krijimi i dy grupimeve politike:KONSERVATORET dhe LIBERALET

Me konservatoret,pa gabuar qe te shikojme vetem domethenien e fjales(dhe aq me teper te se kaluares politike),do te perfshiheshin,te gjithe ata,qe tek vlerat e tradites,kultures,zakoneve te popullit shqiptar,do te gjenin ato vlera te ecies perpara.

Me liberalet,edhe ketu,pa gabuar(qe te mendohet se liberalet jane vetem droge sex e rock&roll),ne kete grup te jene ata qe tek inovacioni i vazhdueshem,tek nderrimi i vazhdueshem,shikojne rrugen per te ecur perpara.

kjo do te ishte ideja ime(nuk eshte se eshte e re,demokratet e republikanet ne amerike,dhe laburistet e konservatoret ne angli),por duhet qe dhe keto grupime te MOS politicizoheshin si te majta ose te djathta.
ne kete kontekst,edhe partite e tjera politike,mund te perkrahin here njerin dhe here tjetrin grup politik,ne baze te PROGRAMEVE DHE OBJEKTIVAVE qe keto dy grupe do ti paraqesin elektoratit perpara zgjedhjeve.

vetem atehere,INTELEKTUALET,do te kishin ambjentin e duhur per tu impenjuar me aktivisht ne jeten organizative te vendit(sepse do te punonin:o ne emer te traditave,o ne emer te inovacionit,dhe s’do te kishin frike qe te cilesoheshin marksiste o fashiste nga kundershtaret e tyre politike .

Read Full Post »

« Newer Posts