Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘tekst’ Category

Ka edhe më keq

Nëse ndonjë ditë je aq i lodhur dhe i mërzitur se si të ka ecur puna , ndoshta s’mund të të ndihmoj që të ndihesh më mirë, por provo metodën e mëposhtëme..

Shko në farmaci dhe bli një termometër retal të markës Johnson and Jonhson…sigurohu që të jetë i asaj marke!!!
Kur të arrish në shtëpi, mbylle derën me çelës nga brënda, fike telefonin, xhvishu… dhe kështu asnjë s’do të të shqetësojë gjatë terapisë.
Vishu me gjëra të lehta (ose me që je vetëm në shtëpi, mund të rrish edhe nudo) dhe shtrihu në krevat.
Hape kutinë e termometrit dhe nxirre me shumë kujdes, dhe me kujdesin që meriton vendoseni… mbi komedinë (ku kujtuat??!!), dhe nga kutia merr fletën që e shoqëron dhe lexoje, do të ndeshesh dhe me një frazë të tillë:
“ÇDO TERMOMETËR RETAL I PRODHUAR NGA JOHNSON AND JOHNSON ËSHTË PROVUAR NGA PERSONELI YNË I KONTROLLIT TË CILËSISË”

Tani mbylli sytë dhe përsërit me zë të lartë:”Jam i/e lumtur që nuk punoj në repartin e kontrollit të cilësisë tek Johnson and Johnson”
Dhe kujtohu:Ka edhe më keq.

Read Full Post »