Një gazetare shkon ti bëjë një intervistë një gruaje me 8 fëmijë.
“Zonjë, me rastin e 8 Marsit, gazeta jonë do të dëshironte t’ju çonte lexuesve të saj shembullin tuaj prej gruaje, femre dhe nëne . Të lutem, a mund t’ju bëj disa pyetje?”
-Po si jo mi, m’pyt çer të dush
– Zonjë, sa fëmijë kini?
– 8 kam, t’gjithë çuna që ja u marrsha t’keqen nana
– Si e ka emrin ky bukuroshi këtu?
– Beni
– Po ai bjondi që po luan me macen?
– Beni
– Po ai tjetri që po rref atë të voglin?
– Të dy Beni quhen… sepse të gjithë e kanë emrin Beni.
– Po pse kështu moj zonjë?
– Sepse kshtu e kom kollaj; thërras vetëm një herë: Beni, darka është gati… dhe të gjithë vijnë me vrap mrena.
– Uaaaa, po kur do ti thuash ndonjë gjë ndonjërit në veçanti, si ja bën ti??
– Kollaj mi, i thërras me mbiemër