Besoj se shumë prej jush e kanë luajtur këtë lojë, ku njëri nga lojtarët ka një ‘kod’ sekret dhe tjetri bën pyetje për të arritur që ta zbulojë atë kod.
Në përgjigjet, topi i bardhë tregon se ke gjetur ngjyrën por jo pozicionin e duhur(Kujdes mund të jenë dhe më shumë se një top me atë ngjyrë,nëse ata topa nuk janë në vëndin e duhur, përgjigjja është vetëm një top i bardhë) , ndërsa topi i zi tregon që ke gjetur ngjyrën dhe vëndin e duhur (kuptohet që pa të treguar se kush dhe ku është)
Duke parë figurën e mëposhtëme, a do të mundeshit që të ‘zbulonit’ kodin me aq kërkesa?
Unë e fillova me topin jeshil;
-meqë është i pranishëm në të gjitha kërkesat, dhe meqë në rastin e IV dhe të V gjëndet në të njëjtin pozicion, por përgjigjet janë të ndryshme, do të thotë që ngjyra jeshile, nuk bën pjesë në renditjen finale.
-Ndërsa nga kërkesa e dytë (meqë jeshilja tashmë u vërtetua se s’bën pjesë), shikojmë që në kod bëjnë pjesë ngjrat blu dhe e kuqe (por meqë tek përgjigjet janë dhënë me topa të bardhë, do të thotë që as e kuqja dhe as bluja, nuk janë në pozicionin e duhur, por duke parë kërkesën e pestë, shikohet që edhe atje, e kuqja s’është në vëndin e duhur, nga ku:
e kuqja ndodhet në vëndin e parë
Nga kërkesa e tretë, shikojmë që në kombinacion bën pjesë dhe ngjyra e verdhë, por që s’është as e dyta dhe e treta (shikohet tek kërkesa e tretë) dhe as tek vëndi i parë (shikohet nga përgjigjja e V, por edhe ngaqë dimë që në vëndin e parë është e kuqja). Pra:
e verdha është e katërta.
Ka ndonjë vullnetar që do ta vazhdojë???